VIDEO/ Izraeli bombardon Jemenin! Ushtria izraelite: Sulmuam portin ku mbërrijnë armët nga Irani për Houthis

20 Korrik, 21:58 | Përditesimi i fundit: 2024-07-20 22:00:53

Izraeli ka nisur sulme ajrore ndaj lëvizjes Houthi në Jemen, një ditë pasi një dron i lëshuar nga kjo organizatë goditi Tel Avivin.
Sulmi kishte në shënjestër zonën e portit në Detin e Kuq. Këto pamje tregojnë portin në flakë, ndërsa një banor raportoi se kishte dëgjuar shpërthime të vazhdueshme për më shumë se 10 minuta.