Kthyen katin e katërt të banesës në serë kanabisi, arrestohen babë e bir në fshatin Shënavlash të Durrësit! Në pranga edhe 3 punonjës të OSHEE! Sekuestrohen 15 kg kanabis

6 Dhjetor 2021, 17:16 | Përditesimi i fundit: 2021-12-06 17:20:12

DURRËS- Babë e bir janë arrestua ditën e sotme në Shënavlash të Durrësit, pasi kishin kthyer katin e katër të banesës në serë kanabisi. Janë arrestuar në flagrancë Sherif Kola dhe djali i tij Igli Kola, banues në fshatin Shënavlash, ndërsa në pranga kanë rënë edhe 3 punonjës të OSHEE, Dritan Axhami, Serkid Pelinci dhe Agron Koçi, të akuzuar për shpërdorim detyre dhe moskallëzim krimi.

Babë e bir kishin përshtatur me llapa ambientin në të cilën kishte lidhje të paligjshme të energjisë elektrike, për të rritur bimët narkotike, ku ishin mbjellë 254 të tilla.