VIDEO/ Lazio eleminohet nga Europa League, Manchester United dështon për kreun e grupit!

4 Nëntor 2022, 12:05

Europa League zhvilloi sot ndeshjet e fundit në grupe. Në përfundim të dueleve bie në sy se Lazio nuk kalon më tej, teksa Manchester United renditet i dyti në grupin E. Në ndeshjet e tjera, Arsenal fitoi 1-0 me Zurich falë golit të Tierney në minutën e 17, me "Topçinjtë" që e kishin siguruar kalimin më tej. Roma përmbysi 3-1 Ludogorets duke marrë të drejtën e kalimit më tej. Betis siguroi tri pikët kundër HJK, PSV fitoi 0-2 në transfertë me Bodo/Glimt ndërsa fitore edhe për Braga dhe Fenerbahce.