VIDEO/ Luajti 15 minuta në kualifikimin e Chelsea në Champions, nota për Armando Brojën

26 Tetor 2022, 10:54

Chelsea fitoi 1-2 në transfertë me Salzburg në Champions League, duke marrë kreun e grupit dhe siguruar kualifikimin për në fazën me eleminim direkt. Për Blutë në fushë u hodh edhe Armando Broja. Sulmuesi shqiptar u fut në fushë në minutën e 75, me djaloshin kuqezi që zëvendësoi Sterling në sulm. Notë 6.0 për Brojën, teksa lojtari më i mirë te Chelsea ishte Thiago Silva me 7.9 dhe Kovacic me 7.8.

  •