VIDEO/ Milan 'nxjerr' Chelsea nga kriza, 2 gola nderojnë Blutë në Itali! PSG dhe Dortmund nuk ia dalin, Real Madrid shënon në 'frymën e fundit'

12 Tetor 2022, 11:34

Champions League ka zhvilluar sfidat e katërta në grupe. Në "San Siro" Milan nuk ia ka dalë të marrë pikë ndaj Chelsea, me Blutë e Potter që marrin kështu tri pikëshin e dytë në pak ditë kundër kuqezinjve, duke qenë të parët në grupin E me shtatë pikë. Golat e Jorginho me penallti dhe Aubameyang që në pjesën e parë vulosën takimin. Asnjë minutë në këtë duel për Brojën, që qëndroi në stol.