VIDEO/ Momenti kur helikopteri rus godet me raketë kamionin ushtarak Wagner teksa përparojnë drejt Moskës

24 Qershor 2023, 17:51

Ushtria ruse ka sulmuar kolonën e mercenarëve Wagner që po avancojnë drejt Moskës, pasi kanë hyrë në orët e para të së shtunës në qytetin jugperëndimor rus, Rostov-on-Don.

Në një video të publikuar online duket momenti kur një raketë godet një kamion ushtarak, pjesë e kolonës së automjeteve Wagner që përparojnë nga Rostov drejt Moskës.