VIDEO/ Moskë, terroristët zbrazin kallanikovin mbi civilët dhe i presin në fyt me thikë

24 Mars, 13:10 | Përditesimi i fundit: 2024-03-24 13:11:22

Pamje të reja janë publikuar nga sulmi terrorist në Moskë, ku u shënuan 133 të vdekur dhe u plagosën 140 të tjerë.

Në videon e publikuar nga ISIS, grupim i cili morri përsipër autorësinë e masakrës, duke se vrasësit qëllojnë pa mëshirë mbi civilët, si dhe njërit prej tyre i presin fytin me thikë.

Autoritetet ruse thanë se 11 persona u arrestuan gjithsej dhe katër personat e armatosur u kapën teksa po shkonin për në Ukrainë.