Myrto Uzuni shënon golin e pestë në La Liga

25 Nëntor 2023, 11:04

Sulmuesi i Kombëtares, Myrto Uzuni ka gjetur golin e pestë në La Liga me skuadrën e Granadas. Për raundin e 14-të të kampionatit elitar në Spanjë, Alaves fitoi 3-1 kundër Granadas së Uzunit.

Më herët vendasit shënuan me autogolin e Torrent, Rebbach dhe Omorodion. Duhej minuta e 86-të që Uzuni të kthente në gol një penallti të fituar nga kolegët e tij.