VIDEO/ Ndeshja e Kombëtares 'fillon' 5 orë përpara, TKZ: Pa u farue djem e çika, jo nuk ndahet Mitrovica

17 Qershor 2023, 19:40

Kombëtarja shqiptare e futbollit luan sot në 20:45 kundër Moldavisë në "Air Albania". Përballja ka "nisur" pesë orë më përpara, me grupimin "Tifozat Kuq e Zi" që kanë nisur festën në rrugët e Tiranës. Një pjesë e anëtarëve që janë nga të gjitha trojet shqiptare shihen në sheshin "Gjergj Kastrioti" duke kënduar këngë patriotike. Nisur dhe nga situata në veri të Kosovës dhe konflikti me Serbinë, TKZ dëgjohen duke thënë ''Pa u farue djem e çika, jo nuk ndahet Mitrovica", kjo si vargjet e një kënge patriotike.