SKOCI - Fantazisti i Kombëtares, Nedim Bajrami ka shënuar golin e radhës me fanellën e Rangers në Skoci. Bajrami ndëshkoi rivalët më të mëdhenj të Rangers, pikërisht Celtic në finalen e Kupës së Ligës.
Duhej minuta e 41-të kur një top i kthyer nga portieri i Celtic mbeti "pa zot" në zonë dhe shqiptari nuk e pati të vështirë ta ndalte në fundin e rrjetës. Pjesa e parë u mbyll në epërsinë e Rangers me golin e Bajramit.
Kujtojmë se derbi i Glasgoë mes Rangers dhe Celtic është ndër më të zjarrtët në Evropë, ndërsa Bajrami mund të jetë deçiziv për t'i dhënë të tijve një trofe pikërisht në finale me rivalin historik.