VIDEO që tronditi Lezhën/ Mësynë në lokal të armatosur dhe me maska, identifikohen 3 personat! Njëri prej tyre nipi i deputetit socialist, Rrahman Rraja! I arrestuar më parë trafik droge

6 Dhjetor 2021, 11:37 | Përditesimi i fundit: 2021-12-06 14:50:15

Në kërkim janë shpallur, Roan Brahimi, 29-vjeç, banues në Fushë-Krujë, Alesio Dobrozi, 31 vjeç, si dhe Ramazan Rraja, 28-vjeç, banues në Fushë-Krujë, nipi i deputetit të PS-së, i arrestuar më parë në Holandë për trafik droge dhe për dhunë! Asnjë i arrestuar për ngjarjen tronditëse brenda lokalit! Report tv mëson se dyshohet se mes ‘grupeve rivale’ të rinjve, ka pasur konflikt për prishje të pazareve të drogës.