VIDEO/ Real Madrid tri pikë me vuajtje në 'Bernabeu', skuadra e Ancelottit në ndjekje të Barcelonës

11 Nëntor 2022, 12:40 | Përditesimi i fundit: 2022-11-11 15:20:15

Real Madrid fitoi 2-1 me Cadiz për javën e 14 në La Liga. Dueli i zhvilluar në "Bernabeu" pa kampionët në fuqi të Spanjës të vuanin në minutat e fundit, me Cadiz që mund të barazonte ndeshjen. Galaktikët gjetën avantazhin pas 40 minutave lojë me Militao. Mbrojtësi u harrua në zonën kundërshtare, teksa me kokë nuk e pati të vështirë që të dërgonte topin në rrjetë.