Video të frikshme, rrugët kthehen në pistë garash! Mercedes-i me logo parlamenti sfidon policinë në autostradë, të rinjtë si ndalojnë patrullave

26 Qershor 2021, 13:52 | Përditesimi: 26 Qershor 2021, 13:52

Të rinj, të shfrenuar dhe me makina të shtrenjta që u duket sikur kanë kapur ‘majën e botës’ dhe nuk pyesin më as për rregulla, as për polici dhe më e rëndësishmja as për jetën e tyre dhe njerëzve. Kjo është gjithçka që shikon në një mori videosh të ndryshme, ku fokusi kryesorë i tyre është shpejtësia marramendëse që arrin deri në 300km/h, parakalimet e gabuara që bëjnë por ka edhe nga ata që i bëjnë kërshillëk policisë duke ‘ia bërë me drita’ të hapin rrugën apo sfidojnë postblloqet e tyre.

Në tunele, autostradë apo akse të ndryshme rrugore, të rinjtë shfaqin ‘forcën’ e tyre me makinat e shtrenjta dhe shpejtësi skëterrë, duke rrezikuar jo vetëm jetën e tyre por edhe qytetarëve të tjerë.

Duket se vetë policia është e pafuqishme përballë parakalimeve të vdekjes. Madje një prej këtyre makina ka edhe logon e parlamentit të Shqipërisë, që sfidon policinë apo nuk u ndalojnë patrullave të tyre. Videot janë marrë në rrejte sociale, ku të rinjtë nuk ngurojnë të ekspozojnë çmenduritë që kushtojnë jetë.

r.k./Shqiptarja.com