VIDEO/ Ushtari rusi vetmi i mbijetuar, i dorëzohet dronit! Ukrainasit i hedhin një shënim: Për të shpëtuar veten, ndiq atë

11 Maj 2023, 07:54

Në këtë video që shihni më lart, të shpërndarë nga Forcat e Armatosura të Ukrainës, vihet re një ushtar rus i vetëm, e ndërsa në llogoren e luftës kanë humbur jetën ushtarët e tjerë rusë.

Ushtari rus dallon dronin ukrainas, dhe me gjeste bën të qartë që dëshiron të dorëzohet. Ai nuk ka armë. Ukrainasit i shkruajnë atij një shënim me mbishkrimin: "Ndiq dronin". Rusi e merr mesazhin, por nuk duket i kënaqur: duket se ka frikë se mos vritet nga ukrainasit teksa kalon ‘vijën e kuqe’, tokën që ndan dy ushtritë. Por ai ende ndjek dronin përgjatë llogoreve. Sipas trupave të Kievit, ai arriti të dorëzohej në mënyrë të sigurt. Videoja do të ishte xhiruar dje në Bakhmutit, rajon ku Kievi ka përparuar.