VIDEO/Adriatik Llalla dënohet me 2 vite burg, vjen 'reagimi' i parë nga familja! Gruaja e tij u ngre gishtin e mesit gazetarëve

22 Shtator 2021, 19:45 | Përditesimi i fundit: 2021-09-22 19:49:44

Adriatik Llalla u dënua sot me vendim të formës së prerë me 2 vite burg dhe 5 vite përjashtim nga funksionet publike nga Apeli i Gjykatës së Posaçme kundër korrupsionit.  Burime për Report Tv bëjnë të ditur se vetë Llalla nuk ndodhet në Shqipëri, ndërsa shumë gazetarë  janë shfaqur para derës së shtëpisë së tij. Kjo ka acaruar familjarët e tij, ku gruaja teksa dilte nga makina e saj së bashku me fëmijët u ka ngritur gazetarëve gishtin e mesit, si për t'i treguar që ta lënë të qetë.