VIDEOLAJM/ Pas atentatit, Trump mban fjalimin pas xhamit antiplumb

22 Gusht, 09:10

Pas atentatit, shërbimi sekret ka rritur masat e sigurisë për Donald Trump, kandidat për presidenti i SHBA. Siç shihet në këtë video, Trump ka mbajtur fjalimin në një tubim elektoral pas një shami antiplumb.

Ish-presidenti po fliste në Karolinën e Veriut, në tubimin e tij të parë në ambient të hapur që nga tentativa për vrasjen e tij në Pensilvani në korrik.

Në tubim Trump komentoi se si Barack dhe Michelle Obama e kanë kritikuar atë gjatë fjalimeve të tyre në Konventën Kombëtare Demokratike në Çikago.