Tabaku ‘harron’, kërkon të futet në PD nga ‘dera’ e Bashës

5 Janar 2022, 12:07 | Përditesimi i fundit: 2022-01-06 07:14:30

Selia blu që prej ditës së djeshëm ka kyçur dyert kryesore duke nuk lejon më hyrjen e asnjë personi brenda saj. Administrata e PD hyjnë nga dyert e pasme, ndërsa dyert prej xhami të përparme u veshën me logo të PD pak ditë më parë.

Por duket se nënkryetarja e PD, Jorida Tabaku duke se nuk është i formuar për urdhrin e ri, apo e ka ‘harruar’ atë, pasi ka shkuar drejt hyrjes kryesore për të PD por dera nuk është hapur. Ajo ka qëndruar pak sekonda dhe më pas është larguar duke iu drejtuar hyrjes anësore.

Ndryshime nuk ka patur vetëm në pjesën e jashtme të selisë, por edhe brenda. Në korridorin e godinës në katin e parë janë hequr disa fotot në muret anësore ku shfaqeshin momentet të qeverisjes së Berishës, siç ishin inaugurime të ndryshme apo futja në NATO.

    No videos found.