VIDEOLAJM/ Vapa bën të sajën, ‘çmendet’ kali në Firence, merr para çdo gjë në sheshin e qytetit të mrekullueshëm italian! Dëmtohet eskorta e ministrit

19 Qershor 2021, 16:19 | Përditesimi i fundit: 2021-06-19 16:19:18

Një kalë ka shkaktuar fillimisht panik dhe më pas ilaritet në një prej shesheve më të bukur të Italisë fqinje, ‘Piazza della Signoria’ në Firence.

Një prej kuajve më të cilët transportohen turistët me karroca është ‘arratisur’ dhe ka dalë jashtë kontrollit duke dëmtuar edhe eskortën e ministrit të Brenshëm të Italisë Lamorgese, i cili ishte për një vizitë në ‘Palazzo Vecchio’, një prej mrekullive të arkitekturës fjorentine por edhe italiane.