Videolajm, Voltana Ademi jep lajmin e mirë, Shkodra pjesë e librit të rekordeve ‘Guinness’

6 Maj 2021, 15:23 | Përditesimi i fundit: 2021-05-06 15:25:59

Shkodra shënon emrin në librin e rekordeve “Guinness”.

Lajmin e ka dhënë kryetarja e Bashkisë së Shkodrës, Votlana Ademi e cila e bëri me dije përmes një postimi në rrjetin e saj social Facebook, të cilin e shoqëroi me videon e njeriut që e bëri të mundur ketë arritje.

Ai është kosovari Agim Agushi, i cili ka veshur dhe ka zhveshur 165 herë bluzën e tij, duke mbajtur topin kokë.

Ai ka thyer rekordin e mëparshëm botëror i cili ishte vendosur po nga ai në Kosovë me 156 veshje-zhveshje fanelle.

“Edhe 5 viteve Agim Agushi provoi të thyejë rekord, ndërsa rekordin e ri e vendosi sot, në kuadër të aktiviteteve në kuadër të Festës së Luleve, si i ftuar special i Bashkisë Shkodër.”, shkruan Ademi.