Vidhet biznesi në Pogradec, hajdutët marrin 200 mijë lekë! Policia nis hetimet

18 Maj, 10:07 | Përditesimi: 18 Maj, 10:07

Një dyqan i bulmetit është vjedhur gjatë natës në qytetin e Pogradecit, në zonën e rrugës së spitalit.

Sipas informacioneve paraprake persona të pa identifikuar kanë hyrë në brendësi të objektit dhe kanë vjedhur një sasi prej 2 milionë lekësh, së bashku me DVR e biznesit (videoregjistrues dixhital).

Burime bëjnë me dije se kjo është vjedhja e dytë brenda 5 muajsh për të njëjtin biznes.

I.M/Shqiptarja.com