Vidhnin automjete në Tiranë më anë të çelësave të klonuara, arrestohen 3 të rinj, në kërkim 2 të tjerë

21 Maj 2022, 10:40

5 persona në bashkëpunim me njeri-tjetrin, vidhnin automjete me anë të çelësave të klonuara në Tiranë dhe i shisnin në Fushë-Krujë e Mamurras.
Policia ka arritur të vejë në pranga tre prej tyre, E. P., 35 vjeç, E. S., 39 vjeç dhe L. T., 30 vjeç, ndërsa janë shpallur në kërkim dy të tjerët Y. K., 54 vjeç dhe K. S., 36 vjeç.

Janë zbardhur dhe dokumentuar 3 raste të vjedhjes së automjeteve, me anë të çelësave të klonuar.  Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar një automjet i dyshuar i vjedhur, targa të vjedhura, një armë zjarri kallashnikov, shkop gome, radio policie dhe një automjet që autorët dyshohet se e përdornin gjatë kryerjes së vjedhjeve.