Vidhnin bateritë e kamionëve, prangosen 2 të rinj dhe shpallet në kërkim 1 tjetër! Dokumentohen 6 vjedhje, sekuestrohen 23 bateri! Skema e përdorur

3 Shtator 2021, 15:32 | Përditesimi: 3 Shtator 2021, 15:32

TIRANË-2 të rinj, 26 dhe 25 vjeç, janë arrestuar  nga policia e Tiranës pasi që prej janarit të këtij viti bënin 'kërdinë' nëpër kryeqytet duke vjedhur bateri automjetesh, kryesisht kamionësh. Operacioni "Bateristi", i zhvilluar nga Komisariati i Policisë Nr. 5, ka vënë në pranga Antuanel Mila dhe Emanuel Arapi dhe u shpall në kërkim E. Rr 21 vjeç.

KT/Shqiptarja.com