Kur vjen puna te politika dhe votat, vihet në punë çdo lloj diplomacie dhe inteligjence për të arritur tek çdo zgjedhës, pavarësisht kombësisë së tij.
Tabloidi gjerman BILD i ka kushtuar vëmendje fushatës që po bën politikani i SPD-së, Markus Schreiber. Ai, ndryshe nga shumë kolegë të tjerë, është fokusuar tek komuniteti shqiptar që jeton në Gjermani. Madje ka postuar disa video në TikTok, duke folur shqip.