Vijnë 3 helikopterë nga Holanda e Çekia, Çako: Shumica e zjarreve të qëllimshëm, ftoj qytetarët t’i denoncojnë

6 Gusht 2021, 19:31 | Përditesimi: 6 Gusht 2021, 19:31

Kanë mbërritur në aeroportin e Rinasit 3 helikopterë, nga Holanda dhe Çekia, për shuarjen e zjarreve në territorin e Shqipërisë.

Drejtori i Agjencisë së Mbrojtjes Civile Haki Çako shprehu mirënjohjen për përgjigjen në kohë të shpejtë të Mekanizmit të Mbrojtjes Civile Evropiane, duke vënë në dukje se situata ka qenë e rënduar veçanërisht në gadishullin e Karaburunit, pikërisht në kufi me Parkun Kombëtar të Llogarasë. Sakaq Çako tha se shumica e zjarreve janë të qëllimshëm.

“Gjej rastin ti bëj thirrje komunitetit të ndihmojë të bëhemi bashkë e të denoncojnë. Shumicën e rasteve zjarret janë të qëllimshme”, tha Cako.

LR/Shqiptarja.com