Vijon ende zjarri në zonën e mbrojtur të Pishporos, prefekti: Është siguruar mbrojtja e banesave

30 Shtator 2023, 19:12

Vijojnë ende të jenë aktive vatrat e zjarrit në masivin pyjor të Zonës së Mbrojtur në Pishporo. Aktualisht në terren janë aktive rreth 30 vatra zjarri për neutralizimin e të cilave janë angazhuar 8 mjete zjarrfikëse, efektivë të Forcave të Armatosura, forca të ADZM-së, 50 forca mbështetëse të bashkisë dhe dy buldozerë të cilët po hapin rrugët në pyllin e dendur që të mundësojnë ndërhyrjen e forcave operacionale.