Vijon 'lufta' me flakët prej mëngjesit në Kukës, era kthehet në pengesë për operacionin

11 Gusht 2021, 16:40 | Përditesimi: 11 Gusht 2021, 16:40

Vijon puna për të neutralizuar flakët që kanë përfshirë zonën e Kukësit, në njësinë administrative Malzi. Forcat operacionale prej mengjesit janë në Majën e Rrunës, Qafën e Mollës si edhe në zonën e quajtur Laku i Thive, zona me vatrat e zjarreve me rrezik më të lartë. Ndërkohe në Kukës kanë nisur erërat të cilat nuk janë në favor të operacionit të shuarjes së zjarreve. Shpresa mbetet tek shiu pas pritet që të dillojë të bjerë sot.

  •  

KT/Shqiptarja.com