Vijon përfshirja e flakëve pyjore në Elbasan

15 Shtator 2021, 07:28 | Përditesimi: 15 Shtator 2021, 07:28

Ende nuk është shuar zjarri që preku Kodrat e Shushicës në Elbasan ditën e sotmë. Zjarri ka depërtuar në kurorën e gjelbër e përbërë nga pisha e dushk. Prej oresh vijon lufta me flakët në Kodrat e Shushicës në Elbasan. Report TV ka siguruar pamje nga beteja që po bëjnë punonjësit zjarrfikës për të vënë nën kontroll zjarrin i cili po djeg një masiv te konsiderueshem pyjor. Terreni malor e bën edhe më të vështirë punën.

  •  

r.k./Shqiptarja.com