Vijon që prej ditës së djeshme zjarri në malin e Dukatit, digjen rreth 10 ha shkurre e kullota

24 Korrik 2021, 15:32

Një zjarr i rënë që mbrëmjen e djeshme në malin e Dukatit vijon sërish ditën e sotme, duke djegur bimësinë e zonës.

Paraditen e sotme, zjarrfikësit bënë të mundur izolimin e zjarrit, por era e fortë riaktivizoi sërish flakët.