Vijon regjistrimi i shtëpive të vjetra në Gjirokastër, Lame: Ka banesa të certifikuara edhe më 20 bashkëpronarë

4 Shtator 2021, 18:51 | Përditesimi: 4 Shtator 2021, 18:51

Kadastra Shqiptare po kryen procesin e regjistrimit të shtëpive para viteve 1991, në kuadër të zbatimit të ligjit 20/20 “për përfundimin e proceseve kalimtare të pronësisë”.

Këtu hyjnë jo vetëm shtëpitë e ndërtuara gjatë kohës së komunizmit, por ky proces përfshin shtëpitë e ndërtuara që nga koha otamane dhe ajo e Zogut.

LR/Shqiptarja.com