Vijon zjarri në malin e Dukatit, terreni i vështirë vështirëson ndërhyrjen me mjete zjarrfikëse! Po punohet me lopata dhe degë peme

19 Korrik, 16:34 | Përditesimi: 19 Korrik, 16:34

Vijon lufta me flakët e zjarrit në malin e Dukatit. Forcat e zjarrfikësve të Vlorës ndodhen prej orëve të para të ditës në malin e Dukatit, ku terreni i vështirë por dhe malor e bën të pa mundur ndërhyrjen e mjetit, dhe zjarrfikësit janë duke punuar me lopata apo dhe me degë peme për të izoluar flakët dhe shuar ato.

E.H/Shqiptarja.com