Visar Zhiti ‘rrëmben’ në Berat çmimin e parë për ‘përkthimin më të mirë’: Ky qytet është një metropol i historisë dhe shpirtit të kombit

19 Shtator 2021, 15:28

Shkrimtari dhe poeti Visar Zhiti është nderuar në Berat me Çmimin e Parë Letrar Kombëtar "Vexhi Buharaja 2021". Dorëzimi i çmimit u organizua në Bibliotekën "Vexhi Buharaja" të qyetit me pjesëmarrjen e miqve, shkrimtarëve, artistëve, lexuesve, përfaqësuesve të bashkisë Berat dhe të afërmve të shkrimtarit. Visar Zhiti,  shkrimtari i përndjekur në periudhën e regjimit komunist e rrëmbeu çmimin e parë, për përkthimin më të mirë. Takimi për dorëzimin e çmimit është organizuar në formën e diskutimeve vlerësuese për veprat dhe poezinë e shkrimtarit.