Viti i ri shkollor dhe COVID, Drejtoresha e Politikave në MInistrinë e Arsimit: Mësuesit pa vaksinë dhe pa tampon do të pezullohen! Deri tani nuk ka asnjë problematikë të tillë

1 Shtator 2021, 12:57

Të gjithë mësuesit që nuk pranojnë të bëjnë vaksinën deri më 30 shtator do të pezullohen. Deklaratën e ka bërë në një intervistë të Report Tv, Zamira Gjini, Drejtoreshë e Politikave në Ministrinë e Arsimit.

"Mësuesit janë në proces vaksinimi, e kanë nisur që në muajin mars. Pjesa që nuk është vaksinuar është duke e ndjekur këtë proces. Ne institucion bëjmë thirrje të vazhdueshme që mësuesit të vaksinohen. Ne kemi parë se sa më përkushtim ata e realizojnë misioninin e tyre. Ndaj jemi të bindur se edhe vaksinimi do të ecë më sukses", tha ajo.