Viti i ri shkollor me 150 nxënës më pak në qarkun Elbasan! Risia e këtij viti, gjuha rome në dy shkolla

10 Shtator 2023, 16:56

Këtë vit në shkollat e Elbasanit numërohen rreth 150 nxënës më pak se një vit më parë. Institucionet arsimore janë gati, ndërsa në dy shkolla të qytetit do të ketë edhe risi, siç është përfshirja e gjuhës rome në programin mësimor.