Vizita e Blinken në Tiranë, Bejko: E rëndësishme për popullin shqiptar, nuk është rutinë! Do t’i dëgjohet zhurma diku tjetër

14 Shkurt, 18:26

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Roland Bejko deklaroi se vizita që pritet të mbajë nesër Sekretari Amerikan i Shtetit, Anthony Blinken në Tiranë nuk është ‘rutinë’. Në emisionin “Studio Live” me gazetarin Arbër Hitaj në Report Tv, Bejko u shpreh se vizita të tilla kanë qenë gjithmonë të rëndësishme jo vetëm për elitën politike por edhe për popullin shqiptar.