Ministria e Shëndetësisë e Shqipërisë dhe Ministria e Shëndetësisë e Kroacisë nënshkruan Planin e Bashkëpunimit në fushën e Shëndetësisë dhe atë të Mjekësisë për vitet 2024 – 2026, bazuar në Marrëveshjen dypalëshe të nënshkruar në Tiranë më 27 tetor 2003.
Plani i ri i bashkëpunimit u nënshkrua sot në Zagreb nga ministrja Albana Koçiu, dhe ministri i Shëndetësisë së Kroacisë, Vili Beros në kuadër të vizitës zyrtare që delegacioni shqiptar i kryesuar nga Kryeministri Edi Rama po zhvillon në Kroaci.