Bejko në 'Repolitix': Basha është kërcënuar që të lirojë zyrën e PD ditën e Kuvendit! Malko: Në 11 dhjetor PD u themelua, po në 11 do të 'vdesë'

9 Dhjetor 2021, 22:04 | Përditesimi i fundit: 2021-12-10 07:31:23

Roland Bejko, anëtar i Këshillit Kombëtar të PD ka bërë një deklaratë të fortë në emisionin 'Repolitix' në Report Tv duke thënë se Lulzim Basha është kërcënuar që të dorëzojë zyrën e selisë blu në 11 dhjetor. Kjo mesa duket shpjegon edhe deklaratën e pak ditëve të parë të kryedemokratit se është i përgatitur për çdo skenar në 11 dhjetor.