Vizita e Merkel në Tiranë, eksperti i çështjeve ndërkombëtare për Report Tv: Tregoi përkushtim e saj në rajon! Procesi i Berlinit e bëri Ballkanin pjesë e tryezave në Bruksel

15 Shtator 2021, 14:25

Eksperti Ardian Haçkaj, Drejtor i Hulumtimit dhe Koordinator i Tirana Connectivity Forum, e konsideroi vizitën e kancelares gjermane Angela Merkel në Tiranë si përkushtimin e saj personal por dhe të Gjermanisë për rajonin e Ballkanit. Në një intervistë për Report Tv, Haçkaj tha se fakti që Ballkani u bë pjesë për herë të parë e tryezave në Bruksel ndodhi fal investimit të Merkel dhe incimit nga ana e saj e procesit të Berlinit.