Vizita në Tiranë, Erdogan sjell në Shqipëri makinën me të cilën i bëri xhiro Ramës në Stamboll

17 Janar 2022, 11:07

Presidenti i Turqisë Erdogan do të lëvizë nëpër Shqipëri me automjete të marrë me vetë. Nga fotot  dhe videot e siguruara nga Report Tv shikohet e parkuar para Aeroportit të Rinasit automjeti Mercedes Benz Maybach. Me të njëjtin automjet Erdogan ka lëvizur me Kryeministrin Rama në Stamboll, teksa e drejtonte vetë makinën.