Vizitorët priten me ‘K’cimin e Tropojës’ në tokën shqiptare

29 Dhjetor 2024, 08:44

Një surprizë e bukur i pret të gjithë udhëtarët në aeroportin Ndërkombëtar të Rinasit. Tashmë që ‘K’cimi i Tropojës’ është zyrtarisht në UNESCO, në Rinas janë vendosur disa ekrane led ku shfaqet pjesë nga ky kërcimi që tashmë është pasuri e gjithë botës.