Vjeshta në Lepushë dhe Vermosh, pamje mahnitëse nga fshatrat turistikë mes Alpeve! Pronarët e bujtinave: Kemi turistë, por s’ka kush u shërben

4 Nëntor 2024, 16:43

Destinacion i jashtëzakonshëm i turizmit malor janë Lepusha e Vermoshi në Shkodër. Fshatrat piktoreskë mes Alpeve terheqin turistë gjatë gjithë vitit, por vendasit ndeshen në vështirësi, sidomos sa i përket stafit të kualifikuar në bujtina e restorante.