Vjeshtë e vështirë, rritet numri i viktimave të COVID! Humbin jetën 76 qytetarë që nga fillimi i muajit shtator

19 Shtator 2021, 17:02

Me afrimin e stinës së vjeshtës situata e COVID në vendin tonë po vijon me rritje të infektuarve. Prej 1 shtatorit e deri më 18 shtator janë konfirmuar 15.786 raste me COVID-19.  Dita me shifër rekord të infektuarish u shënua më 8 shtator me 1079 raste të reja.

Numri i viktimave si pasojë e COVID është rritur, mesatarisht çdo ditë ka 5 humbje jete. Vetëm në 18 ditë nuk kanë mundur ti bëjnë ballë virusit 76 qytetarë. Që prej fillimit të pandemisë në mars të 2020-ës numërohen 2,574 viktima.