Vjosa Park Kombëtar, reagon Leonardo DiCaprio: Historike, lumi do të rrjedhë i lirë përgjithmonë! Pasuri për brezat e ardhshëm

16 Mars 2023, 15:53

Aktori i njohur Leonardo di Caprio ka përshëndetur vendimin e qeverisë shqiptare për shpalljen e lumit Vjosa Park Kombëtar. DiCaprio është një ndër zërat më të fuqishëm që ka bërë fushatë për mbrojtjen e lumit Vjosa dhe shpalljen e tij park kombëtar.