Vllaznia dhe Tirana bëjnë paqe, 'Klasikja' mbyllet në barazim! Egnatia fiton me Laçin, Kukësi i falet një autogoli me Kastriotin

13 Nëntor 2022, 17:45

Superliga shqiptare e futbollit zhvilloi këtë të diel tre nga ndeshjet e javës së 12-të. "Klasikja" mes Vllaznisë dhe Tiranës e zhvilluar në "Selman Stërmasi" u mbyll me rrjeta të paprekura, me dy klubet historike të futbollit shqiptar që ndanë pikët. Në stadiumin e Kamzës, Kastrioti dhe Kukësi barazuan 1-1, me verilindorët që morën një pikë  vetëm në fundin e sfidës falë një autogoli. Egnatia fitoi pastër 2-0 me Laçin, teksa Shpëtim Duro fiton kundër ish-skuadrës që e drejtoi në edicionin e kaluar.