Vllaznia dhe Tirana 'ndezin motorët', fitojnë me 'poker' miqësoret para derbit të Shqipërisë

9 Janar 2022, 20:09

Si Vllaznia ashtu edhe Tirana kanë treguar se janë gati për derbin e Shqipërisë një javë para se të zhvillohet. Shkodranët kanë mposhtur 4-1 Tërbunin, ndërsa bardheblutë kryesues të Superligës fituan 4-2 kundër Bylisit.