Vllaznia fiton 'derbin e veriut' dhe ndjek Tiranën, Teuta shumë e fortë për Bylisin! Paqe mes Kastriotit dhe Erzenit

7 Shkurt 2023, 20:46

Superliga shqiptare e futbollit zhvilloi sot tre ndeshjet e mbetura për javën e 20-të. Në 13:00 gjithçka nisi në stadiumin e Kamzës, aty ku Kastrioti barazoi 2-2 me Erzenin. Në 16:00 u luajtën dy ndeshjet e mbetura, Teuta fitoi 1-0 me Bylisin, teksa Vllaznia mundi 2-0 Kukësin.