Një Vllaznia e magjishme me gola spektakolarë mposhti 3-1 Egnatian në javën e 4 të Superligës, duke i marrë edhe kreun e renditjes.
“U kënaqa me shënimin e golit sepse më mungonte shumë dhe isha i gëzuar që ndihmova ekipin. Ishte një moment lirimi. Besoj e merituam plotësisht fitoren sepse ishim gjithë kohës shumë mirë, të mbledhur, taktikisht mirë, dëshirën e grintën për çdo top,”-u shpreh Esat Mala, futbollist i Vllaznisë.
“Mendoj se ishim shumë vonë në presing si skuadër dhe për topin e dytë. Nga kjo përfitoi Vllaznia,”-tha Edlir Tetova, trajner i Egnatias.