Kryesuesit e Superligës, Vllaznia (13 pikë) luajnë të shtunën në orën 19:00 kundër Dinamos në "Niko Dovana" të Durrësit, sfidë kjo e javës së shtatë në Superligë. Nga Shkodra, trajneri i kuqebluve Thomas Brdaric ka "kërcënuar" dinamovitët se kërkon vazhdimësinë e fitoreve dhe pikëve të plota, duke mos i interesuar loja.
“Ishte një javë e shkurtër për ne dhe nuk kishim shumë kohë për të menduar nëse jemi të parët në renditje apo jo. Fokusi ynë është i përqendruar tek puna dhe ndeshja e radhës dhe të vazhdojmë serinë e rezultateve pozitive. Sfida jonë është të ruajmë këtë performancë sepse çdo ndeshje do të jetë e rëndësishme për ne", tha Brdacic.