Vllaznia-Partizani, supersfida që spikat të premten! Josa u druhet kryeqytetasve: Do jenë ndryshe nga derbi

6 Tetor 2022, 16:22

Trajneri i Vllaznisë Mirel Josa i druhet Partizanit për ndeshjen e së premtes në Superligë. Ai thotë se të kuqtë do ndryshojnë dhe do jenë shumë të kujdesshëm në Loro Boriçi. Ndërkohë në prag të sfidës me Laçin trajneri i Tiranës Orges Shehi shprehet se renditja nuk e pasqyron kualitetin real të kundërshtarëve.