Pamjet apokaliptike të zjarreve që përpijnë malet prej 10 ditësh kanë krijuar një situatë katastrofike në qarkun e Vlorës si gjatë natës edhe gjatë ditës. Flakët e zjarrit shfaqen kokëforta teksa nuk 'dorëzojnë' pyjet dhe kullotat, ndërsa vatra të reja shfaqen herë pas herë duke e rënduar situatën.
Të vetmit përballë kësaj situate në të gjithë qarkun, janë vetëm 30 zjarrëfikës të Vlorës, 8 të zonave të mbrojtura dhe ushtarë e Poshnjës. Për shkak të terrenit të thyer dhe malor marrja nën kontroll e zjarrit bëhet mision i pamundur përkundrejt edhe mjeteve që disponojë zjarrfikësit teksa shfaqen në këto pamje vetëm me lopata dhe shkurre për të shuar flakët gjigante.