Vlora 10 ditë e 'mbërthyer' nga flakët, zjarret përpijnë mijëra hektarë pyje në Tragjas e Karaburun! Peleshi e Çako 'fikin' telefonin! Asnjë ndërhyrje nga ajri, prefekti: Helikopterët në remont

31 Korrik 2021, 15:34

Pamjet apokaliptike të zjarreve që përpijnë malet prej 10 ditësh kanë krijuar një situatë katastrofike në qarkun e Vlorës si gjatë natës edhe gjatë ditës. Flakët e zjarrit shfaqen kokëforta teksa nuk 'dorëzojnë' pyjet dhe kullotat, ndërsa vatra të reja shfaqen herë pas herë duke e rënduar situatën. Të vetmit përballë kësaj situate në të gjithë qarkun, janë vetëm 30 zjarrëfikës të Vlorës, 8 të zonave të mbrojtura dhe ushtarë e Poshnjës. Për shkak të terrenit të thyer dhe malor marrja nën kontroll e zjarrit bëhet mision i pamundur përkundrejt edhe mjeteve që disponojë zjarrfikësit teksa shfaqen në këto pamje vetëm me lopata dhe shkurre për të shuar flakët gjigante.